Flash News

E-TJERA

Fevziu: Rikthimi i Bashës në garë për kreun e PD-së, marrëzi

Fevziu: Rikthimi i Bashës në garë për kreun e PD-së,

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar situatën e Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

I pyetur në një intervistë për Klan News nëse ekziston mundësia e një rikthimi të Lulzim Bashës si kryetar i PD-së, Fevziu është shprehur se një gjë e tillë do të ishte marrëzi.

“E kam dëgjuar, por çfarë do të thotë kjo?! Basha është larguar nga kryetari i Partisë Demokratike, po të dojë të rikthehet në gjykimin tim do të ishte marrëzi. Do të dojë ta bëjë këtë përmes votimit. Në momentin që do ta bëjë këtë përmes votimit, do të ketë kandidatë të tjerë. Nëse ai fiton, le ta gëzojë Partinë Demokratike prapë.

Unë jam kundër sepse unë mendoj se një njeri që ka humbur, duhet të dorëhiqet dhe të mos kthehet më”, tha Fevziu.

 

 

Të fundit