Flash News

E-TJERA

Fidel Ylli kërkon rihapjen e basteve: Një pjesë e të ardhurave të kalojnë për sportin

Fidel Ylli kërkon rihapjen e basteve: Një pjesë e të

Sikurse ishte paralajmëruar, presidenti i KOKSH-it Fidel Ylli ka kërkuar rihapjen e basteve sportive. Në takimin që ka zhvilluar sot me të gjitha federatat sportive, ku mori pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ylli ka kërkuan që një pjesë e parave që fitohen nga bastet të investohet te sporti.

“Ne duam që këto para t’i kontrollojë qeveria, jo Federata, as KOKSH-i, por vetë qeveria sepse mbledh të ardhura jo vetëm për sportin. Janë miliona euro e dinë të gjithë. Ato para të shkojnë për sportin, për këto kampionë që janë këtu me mua që e kanë nderuar Shqipërinë.

Ne nuk duam që të nxjerrim atletët tanë që me trofetë dhe me medaljet e tyre të bëjnë grevë përpara kryeministrisë, por të sensibilizojmë qeverinë dhe kryeministrin janë miliona lekë që i ka krimi, të gjithë e dimë dhe asnjë nuk flet.

Nuk mjaftojnë stadiumet e reja dhe zyrat sepse nuk më duhen zyrat e KOKSH dhe projekti 5 milionë euro nëse këto projekte nuk balancohen me buxhetet e federatave”, tha Ylli.

 

Të fundit