Flash News

E-TJERA

Fier/ Fermerët e luleshtrydhes në protestë: Eksporti na i ka lënë stok

Fier/ Fermerët e luleshtrydhes në protestë: Eksporti na i ka
Fermerët e pridhimit të luleshtrydheve janë ngritur sot në mëngjes në protestë.

Shkak është bërë çmimi nën kosto e kilogramit të këtij fruti, pasi sipas tyre si asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që në këtë periudhë të vitit çmimi i tyre të arrijë deri në 50 lekë për kilogramë.

Po ashtu, ata kanë hedhur poshtë zërat se prodhimi i kësaj zone nuk është bio.

Fermerët kanë kundërshtuar fuqishëm dhe politikat e pikave të grumbullimit të cilat sipas tyre po e vendosin çmimin sipas dëshirës teksa apelojnë njëzëri për të gjitha institucionet përgjegjëse që tu vijnë në ndihmë në këtë situatë të vështirë që po i çon drejt falimentimit.

 

Të fundit