Flash News

E-TJERA

Fier/ Gjendet i pajetë në lokal i moshuari

Fier/ Gjendet i pajetë në lokal i moshuari

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në një lokal në Fier.

70-vjeçari ndodhej në ambientet e lokalit në lagjen “15 Tetori” kur nuk është ndier mirë. Ambulanca ka mbërritur për t’i ardhur në ndihmë, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Të fundit