Flash News

E-TJERA

Fier/ Makina përplas biçikletën, ndërron jetë 50-vjeçari

Fier/ Makina përplas biçikletën, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në Fier, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Vajkan", ku mësohet se viktimë e aksidentit tragjik ka mbetur shtetasi Gëzim Gjyrdyku.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 08:20, në vendin e quajtur “Vajkan”, në anë të rrugës është gjetur pa shënja jete shtetasi G. Gj., 50 vjeç, banues në Vajkan.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qënë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit