Flash News

E-TJERA

Dy ditë para kampionatit, FIFA prezanton trofeun e ‘Katar 2022’

Dy ditë para kampionatit, FIFA prezanton trofeun e ‘Katar 2022’

Dy ditë para se të nisë rrugëtimin kampionati botëror ‘Katar 2022’, FIFA ka prezantuar trofeun që do të marrë fituesi i ‘Katar 2022’.

Janë 32 skuadra pjesëmarrëse, ndërsa kampionati starton të dielën më 20 dhjetor me ndeshjen e vendit pritës të Botërorit. Katari do të luajë përballë Ekuadorit në orën 17:00 në “Al Bayt Stadium”.

Tetë grupe me nga 4 skuadra do të luajnë përballë njëra-tjetrës për të fituar titullin kampion bote, e fituar së fundmi nga Franca në vitin 2018.

Ashtu si me shumë surpriza, ‘Katar 2022’ vjen edhe me shumë mungesa për kombëtaret. Sergio Ramos, Thiago Alcantara dhe David De Gea janë tre yjet e ekipit spanjoll që janë lënë jashtë formacionit të ‘Katar 2022’.

Po ashtu, ylli i Senegalit Sadio Mane do t’i mungojë Botërorit. Bomberi i City-t Erling Haaland po ashtu është lënë jashtë ekipit norvegjez.

Dy ditë para kampionatit, FIFA prezanton trofeun e ‘Katar 2022’

Të fundit