Flash News

E-TJERA

Finalja bën bashkë Dukën dhe Veliajn, prezantojnë trofeun e Conference League

Finalja bën bashkë Dukën dhe Veliajn, prezantojnë trofeun e

Ka mbërritur sot trofeu i Conference League, i cili është prezantuar në Sheshin ‘Skënderbej;.

Të pranishëm në prezantimin e trofeut kanë qenë ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, dhe për herë të parë pas debateve dhe ngërçit të krijuar mes dy institucioneve, janë shfaqur bashkë kreu i FSHF Armand Dukën dhe kryebashkiaku Erion Veliajn.

“Ta shijojmë këtë aktivitet, ta shijojmë këtë finale. U uroj suksese të dyja ekipeve!”, tha Duka. 

Ndërsa Veliaj ka përshëndetur skuadrat finaliste dhe dy tifozeritë e Romës dhe Feyenoord-it. Veliaj tha se të pranishëm në Tiranë do të jenë edhe kryetarët e Bashkive të Romës dhe Roterdamit.

“Përshëndesim të gjithë ata që kanë ardhur nga Roterdami dhe nga Roma, mirë se erdhët në Tiranën tone! Shpresoj të kaloni sa më mirë dhe sigurisht të fitojë më i miri në finale, por mbi të gjitha të kalojmë bukur. Me kalimin e kohës, kupat edhe i zë pluhuri, por kujtimet mbeten përgjithmonë. Ndaj, qëllimi i organizimit në Tiranë është që kujtimet t’i kemi përgjithmonë, pavarësisht se ku përfundon kupa”, tha Veliaj.

Të fundit