Flash News

E-TJERA

Finalja e Conference League, presidenti i UEFA letër FSHF-së: Prova e fundit për Tiranën

Finalja e Conference League, presidenti i UEFA letër FSHF-së: Prova e

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i është drejtuar me një letër presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për organizimin e finales së Conference League në Tiranë më 25 maj, mes Romës dhe Feyenoord.

Ceferin në letrën drejtuar Dukës, falenderon Tiranën për organizimin e finales duke e vlerësuar kryeqytetin si një vend mikpritës dhe i përsosur për finalen e një kompeticioni ndërkombëtar. Ceferin thekson në letër, se kjo ishte prova e fundit për Tiranën, si vendi i duhur për një rast të tillë.

Letra e plotë:

I dashur President, i dashur Armand,

Faleminderit për pritjen e finales së edicionit të parë të UEFA Conference League në Tiranë. Dua të përgëzoj Federatën Shqiptare të Futbollit dhe juve për organizimin me sukses të një eventi kaq prestigjioz dhe sfidues. Nuk do t’i harroj kurrë emocionet e tifozëve kur në fushën e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë zbritën lojtarët e Romës dhe Feyenoord. Një valë kaq unike, elektrizuese e energjisë pozitive që u dha zemër të gjithëve, edhe atyre me më përvojë.

Kjo ishte prova e fundit që Tirana ishte zgjedhja e duhur për këtë rast historik. Një qytet tërheqës kulturalisht, modern, shumë mikpritës për gjithkënd ishte vendi i përsosur për finalen inaguruese të një kompeticioni ndërkombëtar të shumëpritur.

Më qartë, ju falënderoj i dashur Armand për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar në muajt përpara turneut. Uroj që ju dhe Federata Shqiptare e Futbollit të ruani të njëjtën energji dhe pasion në të ardhmen. Shpresoj që kjo finale do të jetë një ngjarje historike për Shqipërinë dhe rritjen e futbollit në vendin tuaj.

Sinqerisht,

Aleksander Ceferin

 

Të fundit