Flash News

E-TJERA

Finalja e madhe e Euro 2020/ Anglia kërkon trofeun e parë në histori përballë "Azurrëve" të Mancinit

Finalja e madhe e Euro 2020/ Anglia kërkon trofeun e parë në

Sot do të luhet finalja e madhe e Euro 2020. Italia dhe Anglia do të përballen në "Wembly" në orën 21.00. Anglia do të përpiqet të fitojë trofeun e parë europian në histori, ndërsa Italia kërkon të dytin. Kujtojmë që trofeun e parë europian,  'Azzurrit' e kanë fituar në 1968.

Italianët e drejtuar nga Roberto Mancini vijnë me një seri pozitive prej 33 ndeshjesh pa humbje. Ndërkohë anglezët shpresojnë se zhvillimi i një finale në shtëpi do t'ju sjellë fat, ashtu siç ndodhi me Kupën e Botës në 1996.

Euro 2020 ishte një kampionat i pazakontë, pasi për herë të parë u zhvillua në shtete të ndryshme. Për shkak të pandemisë ky kompeticion u zhvillua një vit me vonesë dhe me numër të kufizuar të tifozëve. Ky europian do të mbahet mend për numrin e madh të barazimeve dhe të autogolave të shumtë.

Të fundit