Flash News

E-TJERA

Financimi rus, Imeraj: Nëse do isha prokurore do e rihapja dosjen ndaj Bashës

Financimi rus, Imeraj: Nëse do isha prokurore do e rihapja dosjen ndaj

Nëse sot do të ishte ende prokurore e Tiranës, Elizabeta Imeraj thotë se do të kishte hapur hetimet për dosjen e ‘lobimit rus’ nga Partia Demokratike, drejtuar aso kohe nga Lulzim Basha.

Në një intervistë në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv me, Imeraj tha se pas publikimit të raportit nga SHBA që konfirmonte 500 mijë dollarët nga rusët dhënë PD-së, Prokuroria mund të nisë hetimet, teksa vë theksin se kësaj radhe ajo do të kishte marrë dëshmitar shtetasin Nicolas Muzin. Ajo thekson se Muzin nuk iu mor kurrë dëshmia.

“Do ishte e rëndësishme që subjekti të ishte i interesuar që të zbardhej situata deri në fund. Nëse unë do isha prokurore do ta rifilloja. Ne hetojmë, rasti është flagrant, çdo lobim bëhet mbi bazën e një kontratave, nga PD ka deklaruar që është bërë një lobim dhe ka këtë kontratën, janë 3 pagesa të bëra, që konkretisht në total kanë 75 mijë dollarë.

Ndërkohë nga aktet që na ka dhënë është dhe një akt tjetër 500 mijë dollarë dhe kjo është bërë një kontratë e rregull me zotin Basha dhe Muzin, dhe hetimi ka pasur linjën e tij, për shkak të firmave që ka vënë dhe përgjegjshmërinë që ai ka për shkak të firmës që ka bërë.

Ajo çfarë unë si jurist dhe profesionist është që duhet hetuar deri në fund. Se pas 3 vitesh mund të dalë një e re dhe do kërkohej të hetohej prapë”, tha ajo.


 

 

 

 

Të fundit