Flash News

E-TJERA

Firmosi dekretin për Begajn, Meta i përgjigjet për herë të parë Berishës: Zbatova Kushtetutën!

Firmosi dekretin për Begajn, Meta i përgjigjet për herë

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha për firmosjen e dekretit për Bajram Begajn nga Stambolli.

I ftuar në Syri.tv, Meta tha se dekreti i firmosur në Stamboll për Bajram Begajn është kushtetues. 

"Se çfarë thotë Berisha për dekretin për Begaj, është e drejtë e tij. Nëse ka njeri në këtë tokë më koherent në mbrojtje të Kushtetutës, më falni për modestinë, por ai është Ilir Meta.

Ku është e shprehur kështu (Në Kushtetutë)?

Presidenti përgjigjet për zbatimin e Kushtetutës, në nenin 93 thuhet presidenti i republikës në zbatim të kompetencave të tij nxjerr dekrete. Nuk ka asnjë përcaktim, asnjë përkufizim, ndalim, sa ku i nënshkruan dekretet presidenti, në zyrë, në hollin e presidencës, spital, shtëpi nëse është me COVID, apo mund ta nënshkruajë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për një rast të caktuar. Në rastin e Presidentit nuk jemi si në rastin e Kryeministrit që ka zv/kryeministrin.

Në rastin e Presidentit është shumë e qartë në Kushtetutë, neni  91, kur presidenti është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij, ose kur vendi i tij mbetet vakant për arsye se humb jetën, kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat.

E dyta, duhet të përcaktohet edhe me Gjykatë Kushtetuese, Komision Mjekësor që presidenti është i pamundur të ushtrojë këto funksione dhe këto i kalojnë Kryetarit të Kuvendit. E gjitha kjo është një spekulim. Procedura ka qenë shumë e qartë dhe shumë transparente", u shpreh Meta, 

Ai u shpreh se dekreti është hartuar në Tiranë dhe dokumenti ka mbërritur në Stamboll me email, ku e ka firmosur dhe më pas është dërguar sërish në drejtim të Tiranës në mënyrë elektronike. 

"Dekreti u bë në Tiranë, jo në Stamboll, aty është zyra e Presidentit, zyra ligjore, ekipi i Presidentit, Sekretari i Përgjithshëm, hartoi dekretin në Tiranë, në kushtet konkrete, që presidenti është diku dhe s'ka mundësi të vijë dhe kjo mund të shkaktojë një krizë, anulim të raundit të katërt, që mund të ndodhë një krizë në raundin e pestë dhe veëndi mund të shkojë në zgjedhje.

Presidenti e shikon këtë dekret që vjen nga Tirana, është origjinali, i hartuar në të gjitha detajet që ka përcaktuar ligji për një akt të tillë administrativ dhe e firmos. E merr në mënyrë elektronike dhe e dërgon në mënyrë elektronike. Çdo veprim i imi ka qenë në përputhje me Kushtetuten dhe në përputhje me ligjin. Në planin kushtetues zero probleme, në planin ligjor zero probleme, në planin moral zero probleme. Dekretin e firmosa në një vend anëtar të NATO-s", u shpreh Meta.  

Të fundit