Flash News

E-TJERA

Fitorja ndaj Serbisë, Silvinjo tregon mesazhin e veçantë që mori nga emri i njohur i futbollit botëror

Fitorja ndaj Serbisë, Silvinjo tregon mesazhin e veçantë

Pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovc, trajneri i kuqezinjve, Silvinjo, ndau me gazetarët një moment personal. 

Në një konferencë për shtyp, tekniku brazilian zbuloi se mesazhi më i veçantë që mori pas ndeshjes erdhi nga një emër i madh i futbollit botëror, Roberto Mançini.
“Kam marrë shumë komplimente dhe shumë urime. Dhjetë ditë më parë kam pasur një bisedë telefonike me Roberto Mançinin, ishte edhe Zabaleta me stafin aty. Pas ndeshjes ai më ka shkruar: ‘Bravo Silvio, ke bërë shumë mirë në këtë ndeshje’ dhe për mua mendimi i tij do të thotë shumë,”  tha Silvinjo.

Të fundit