Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

120 vjet më parë, Faik Konica përshkruante dramën e Shqipërisë së varfër që vuante nën pushtimin turk, i kërcënuar nga sulmet serbe e vende të tjera fqinje. Ishte një kohë kur ndër shqiptarë po shfaqeshin përpjekjet e para për bashkim për ti dalë zot fateve të kombit. Patriotët shqiptarë brenda dhe jashtë klufinjve themeluan gazeta e revista për tu kthyer në një ndër faktorët kryesorë që do t’i printe rrugës së gjatë drejt pavarësisë. Faik Konica ishte një prej tyre, themelues i revistës Albania në vitin 1896. Më shumë se një shekull më vonë, shumë artikuj të shkruar nga Konica dhe bashkëkohës të tij, duket sikur janë po aq aktual për Shqipërinë e sotme sidomos për elitën e saj politike. Politiko do të risjellë vazhdimisht për lexuesin, artikuj pikantë të shtypit shqiptar të fillimeve të historisë së medias, kryesisht të viteve’30. Sot do të publikojmë artikullin e shkruar nga Faik Konica në dhjetor 1903 me titull: Fjalë kazani! Është një artikull kritik ku shigjetohen shqiptarë të kohës që po përpiqeshin të shtronin rrugën e tyre drejt pushtetit, duke shfrytëzuar edhe gazetat e kohës. Fjalën “Kazan” e kemi dëgjuar shpesh nga kryeministri Rama në qëndrimet e tij intimiduese për gazetarët në Shqipëri. Ndoshta është rastësi, ndoshta kryeministrit i ka qëlluar ta lexojë këtë artikull të hershëm të Faik Konicës.
Nga: Faik Konica
Duket se në natyrë të njeriut është në nevojë, pothuajse në shtrëngim, të thënët a të paktën të ndëgjuarit fjalë-kazanash. Në vende ku ka gazeta, ku fletore të shtypura mëngjes për mëngjes i shesin njeriut për dy pesëshe fjalë kazanash nga të katër anët e botës, ajo nevojë mjaftohet lehtas e duke u mjaftuar e qetëson botën. Po në vënde si Shqipëria ku rendin gazeta, ku qytetet e katundet s’janë në të marrë vesh të shpejtë e të përditshëm, fjalë-kazanash s’janë vetëm një lodër e nevojshme e për të kaluar kohën por kanë një rëndësi të madhe e mund të thom, janë edhe me rrezik për kombin. E ja pse:
Besoj se cilido ndër ne ka parë të paktën disa nga ata farë shqiptarësh të cilët, të njohur në mahallë të tyre, të fryrë me fjalë-kazanash, arrijnë ta kujtojnë veten të madh e të shkëlqyer. Për të tillë njerëz, kufiri i Shqipërisë është muri që kanë përpara syve, kombi shqiptar është numri i vetave të njohur në pazar dhe nga që muri ska gojë nuk thonë pervec po, ata të mjerë pak nga pak besojnë se kanë një rëndësi të madhe. Prandaj kemi në Shqipëri aq njerëz të paturpshëm dhe insolents, me të cilët s’është punë të merresh vesh, të bashkohesh e të hysh në një lidhje pune e përparimi. I dehur me fjale-kazanash, i ritur ne mendime se qarku i të nohurve të tij është si Shqipëria e tërë, atij njeriu s’i a mbush dot kokën se ka në Shqipëri njerëz që se nohin as i kane dëgjuar emerin. Të tille njerëz mendojnë kështu:”Duke qene se unë i kam të gjithë me mua, pse t’i vë veshin kërkujt, dhe çdo me thene lidhje kur une lidhjen e kam bere që me kohë? Po në pyetsh cilët janë, jane nja tre a kater shokë të pirë me fjalë-kazanash dhe në sy të të cilëve shkelqen një gomarëri që kurrë nuk ka për t’iu shëruar.
Komb, komb: a e dini çdo me thënë komb, një komp i ndare me qindra pjesë, prej një gjaku vertet e prej një gjuhe, po të pa-lidhura në mes të tyre me udhëtime, as me gazeta, as me tregeti, as me fe, as me njësi qellimesh e dëshirash? C’ ere marrëzie pra ka fryre në kokë të disave për të besuar se sjellin mi kurriz të tyre vullnetin edhe emrin e kombit të tërë?
Shihni kete zgjebo këtu: morrat i rjedhin nga kryet, në sy të tija shtazësia lufton me poshtërsinë cila të dalë më parë, s’ e ka ndegjuar kush të flasë një herë pa smirë a ti japë çiltas të qeshurit, dhe një ditë bota do të mësojë se ngordhi më të rreptë i rrëembyer nga delirium tremens: Ky njeri, i shokësuar me nja dhjete memure dhe i dehur aq me raki sa me fjale-kazanash, kujton se është zësjellesi i kombit-shqipëtar…
Shihni këta të tjerë aty: krerë në vrime të tyre dhe të ndjekur nga qeveria, ia ngjitin menjëherë vetes titullin krerë të Shqipërisë. Hajdutë në Shqipëri, me hajdutesi duan të rrojne edhe jashte. S’e dine ç’të liga u kanë për t’ardhur në kokë; s’ e dine se, si do që të zgjidhet çeshtja shqiptare, në qeverin që do t’ organizohet në vend dhe themeli i çdo qeverie është kanunësia, edhe të shtypurit me një dorë të hekurt çdo fare hajdutësish, vrasjesh edhe rrëmbimesh. Interesi i tyre, pra, është të zbuten, të perpiqen të bëhen të mirë e të dobishëm për kombin. Thom interesi, se kush s’ ësht i mire nga lindia, të paktën le të bëhet i mirë nga politika. Po të tillë njerëzve fjalë-kazanash ua kanë mbyllur sytë, veti diq u duket, dhe as interesin e tyre nuk janë të zotërit t’ a shohin…
Ja një tjater Shqipëtar: i mençur mjaft, mjaft i ditur, plot me forcë vullneti e me shpejtesi në punë: Po fjale-kazanash e kanë bërë t’ a kujtoje veten e tij shtyllën e gjuhës shqipe dhe në vend që t’ u çaset të tjerëve e t’ i vërë bashkërisht në vepër të mirat e tija, thotë t’i çasen të gjithë të tjerët mendimit të tij… … Po miaft, se artikulli u-zgjhat teper. Fjale-kazanash, fjale-kazanash! ah sa koke kini vërtitur e po vërtitni!...
Gazeta Albania
Dhjetor 1903
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38