Flash News

E-TJERA

Flakët “shkrumbojnë” ishullin e Sazanit, pse nuk ndërhyn Peleshi nga ajri

Flakët “shkrumbojnë” ishullin e Sazanit, pse nuk

Prej më shumë se një dite, zjarri ka “pushtuar” ishullin e Sazanit. Flakët nuk janë mundur të vendosen nën kontroll.

Deri më tani përpjekjet po kryhen vetëm nga toka. Janë rreth 100 forca ushtarake që po punojnë për të shuar zjarrin, por deri më tani pa rezultat.

Për përhapjen e flakëve ka favorizuar edhe era. Ndërsa situate paraqitet kritike, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ende nuk ka njoftuar një ndërhyrje nga ajri.

Në reagimin e tij të fundit për këtë situatë, ai shkruan në rrjetet sociale se, “Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako, i shoqëruar nga ekspertë zjarresh janë duke u kryer një rikonicion nga ajri mbi ishullin e Sazanit për të vlerësuar nevojën e ndërhyrjeve të mëtejshme”.

Si zonë e ish-repartit ushtarak, paraqesin rrezikshmëri municionet e pashpërthyera. Nisur nga fakti, që ende nuk po ndërhyet nga ajri, kur vetë Peleshi pranon se situate është kritike, ngrihen dyshime se qeveria nuk ka helikopterë për të shuar flakët.

Të fundit