Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Flasin ekspertët për aeroportin e Vlorës/ Kush i mban peng aksionet e MABCO
Ekspertët e ekonomisë thonë se ngërçi i aeroportit të Vlorës lidhet me interesa të treta që synojnë të marrin aksionet e MABCO, duke përdorur vendime gjyqësore dhe ndikim politik për të mbajtur peng projektin.

Shtatë vite pasi u shpall si një nga projektet më ambicioze infrastrukturore të vendit, aeroporti i Vlorës ka hyrë në një fazë tjetër, si objekt hetimi penal. SPAK ka kaluar nga verifikimet paraprake të hetimit në akuza zyrtare duke marrë të pandehurit e parë, disa anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët akuzohen për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike”. Hetimi, i drejtuar nga prokurori i posaçëm Klodian Braho, është përqendruar te dyshimet se gjatë procesit të vlerësimit të ofertave “është cenuar barazia në garë”, një linjë që SPAK e ka ndjekur edhe në hetimet e kaluara për Belinda Ballukun.
Nëse kthehemi pas në kohë, duhet thënë se ka qenë kryeministri Edi Rama që shpalli publikisht në vitin 2018 se kishte marrë një “kërkesë zyrtare” nga një konsorcium turk për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Më pas, në prill 2021, u shpall fitues konsorciumi i përbërë nga “Mabco Construction”, “YDA Group” dhe “2A Group”, me një investim prej 104.3 milionë eurosh, ndërsa kontrata u firmos më 20 prill 2021 nga ministrja e atëhershme e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Zhvillimet e mëvonshme treguan se projekti ishte ndërtuar mbi një ekuilibër të brishtë.
Në shtator 2022, kompania turke “YDA Group” u largua nga projekti dhe aksionet e saj u shitën te “Mabco Construction”, e cila arriti të kontrollojë rreth 98% të kapitalit të shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport”. Në çdo logjikë normale ekonomike dhe korporative, ky moment duhej ta bënte të qartë edhe kontrollin mbi projektin, sepse shumica dërrmuese e aksioneve, bashkë me barrën financiare të investimit, duhet të përkthehej në drejtim të qartë të punimeve dhe të vendimmarrjes. Por pikërisht këtu nis paradoksi që sot është shndërruar në zemrën e konfliktit që ka bllokuar projektin.
Në shtator 2025, aksioneri minoritar Valon Ademi me “2A Group”, që zotëron vetëm 2% të aksioneve, iu drejtua Gjykatës së Tiranës me kërkesë për sigurim padie, duke pretenduar njohjen e 49% të aksioneve sipas një firme që Mabco e konsideron të paligjshme.
Por ajo që ndodhi më pas, tregon se pas 2% të “2A Group” kishte interesa të tjera më të fuqishme. Brenda dy ditësh, gjykata mori një vendim të ndërmjetëm që pezulloi të drejtën e votës së “Mabco Construction”, pra të aksionerit që zotëron pothuajse të gjithë projektin. Për pasojë raporti i pronësisë u përmbys: aksioneri me 98% u nxorr jashtë vendimmarrjes dhe sot ankohet për shkpronësim de facto, ndërsa aksioneri me 2% mori kontrollin faktik të administrimit dhe të kantierit. Që nga ai moment, aeroporti i Vlorës është kthyer në shembullin më të keq mënyrës se si një projekt strategjik mund të bllokohet nga disa vendime të ndërmjetme gjyqësore, krejt absurde dhe të shoqëruara me një mbështetje politike në vend.
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi e sheh situatën aktuale një pasojë të mënyrës se si u lejua të transformohej vetë struktura e konsorciumit pas largimit të partnerit turk. Sipas tij, problemi është tek qeveria.
“Kjo situatë është rezultat kryesisht i mosrespektimit të ligjit nga qeveria shqiptare dhe autoriteti përgjegjës shtetëror, mbasi me largimin e atij partneri vetë konsorciumi duhej riformatuar si përmes futjes së një kompanie tjetër me përvojën dhe kapacitetet e duhura ose ndoshta duhej rishpallur nga fillimi”, thotë Preçi.
Por Preçi shkon edhe më tej, duke sugjeruar se pas agresivitetit të aksionerit minoritar dhe vendimmarrjeve të diskutueshme gjyqësore mund të ketë interesa të tjera, të padukshme në sipërfaqe.
“Lehtësia me të cilën autoritetet përgjegjëse mundësuan kalimin e aksioneve të palës turke në kompaninë e krijuar posaçërisht për zbatimin e asaj kontrate të shtyn të mendosh se kjo është nxitur nga interesa private të palëve të treta të interesuara për t’u bërë aksionerë të njohur ose jo zyrtarisht në projektin në fjalë. Ndoshta këtu është edhe shpjegimi më i besueshëm për agresivitetin e aksionerit në minorancë dhe vendim-marrjet e diskutueshme gjyqësore”. Pra, për Preçin, fuqia e pazakontë që ka treguar një aksioner me 2% duke ndikuar në vendimet abuzive të gjykatave nuk shpjegohet vetëm me konfliktin formal mes ortakëve, por me një interes më të gjerë që mund të ketë vepruar në prapaskenë.
Në këtë logjikë, ai kërkon qartë që hetimi i SPAK të mos kufizohet te hallka më e ulët administrative, por të ngjitet më sipër. “Mendoj se rasti në fjalë është i denjë për t’u hetuar nga SPAK sepse shkalla e përfshirjes se zytarëve të lartë, biznesve të lidhura me to, mundësia e pastrimit të parave dhe cënimit të kontratës koncesionare nga ndërhyrjet e paleve të mësipërme e bën të pazgjidhshëm rastin nga gjykatat e zakonshme”, thotë Preçi.
Me fjalë të tjera, eksperti I ekonomisë sugjeron se aeroporti i Vlorës nuk është më një dosje që zgjidhet me interpretim civil mes ortakësh, por një rast ku duhet hetuar ndërthurja mes interesit privat, vendimmarrjes shtetërore dhe deformimit të kontratës nga interesat politike.
Edhe ekonomisti Mateo Spaho e sheh çështjen si një sinjal negativ, që kjo histori u dërgon investitorëve të huaj.
“Situata e Aeroportit të Vlorës, ku një projekt strategjik bllokohet për një afat të pacaktuar nga vendime të ndërmjetme gjyqësore të kontestuara nga të gjitha palët, tregon një nivel të lartë pasigurie ligjore dhe institucionale. Për investitorët e huaj, ky është një sinjal negativ: edhe kur një kompani mbulon shumicën e aksioneve, 98% në rastin e Mabco, proceset gjyqësore paralele dhe ndërhyrjet shtetërore mund të vonojnë ose të bllokojnë investimin.” Spaho shton se ky problem mund të kthehet në precedent dhe paralajmërim për çdo investitor që hyn në Shqipëri me bindjen se kapitali, kontrata dhe e drejta e pronës do të jenë të mbrojtura.
Ai e thellon më tej këtë ide kur thotë se “Kjo tregon për një klimë biznesi të paqëndrueshme, ku fuqia reale për të çuar përpara projekte të mëdha nuk varet vetëm nga investimi apo planifikimi, por edhe nga aftësia për të përdorur lidhje politike ose ndikim informale.” Kjo është ndoshta goditja më e fortë që del nga analiza ekonomike e këtij rasti, sepse ajo e zhvendos çështjen nga debati teknik te problemi strukturor i modelit të biznesit në Shqipëri: jo kush investon më shumë, por kush ka akses më të madh te pushteti dhe te mekanizmat informalë të ndikimit.
Për më tepër thotë ai “Vonesa e hapjes së Aeroportit të Vlorës ka pasoja konkrete për turizmin në jug të vendit. Së pari, pengon fluksin e turistëve dhe vonon kthimin e investimeve në hoteleri dhe shërbime, pasi operatorët nuk mund të planifikojnë me siguri. Së dyti, dëmton besueshmërinë e destinacionit për agjencitë e turizmit në vendet e tjera”.
Tashmë është e qartë që dosja e aeroportit të Vlorës përmban më tepër sesa një hetim për barazinë në tender. Në këtë panoramë hyjnë edhe pikëpyetjet mbi rolin e Belinda Ballukut, lidhjet e saj me aksionerin minoritar, si dhe mbështetja e qartë që 2A Group ka marrë nga vendime gjyqësore të ndërmjetme, të cilat jo vetëm kanë bllokuar investitorin me 98% të aksioneve, por kanë prodhuar efektin e një shpronësimi de facto të shumicës.
Prandaj hetimi është edhe një test për SPAK, nëse drejtësia do të ndalet te zyrtarët e nivelit të mesëm, apo do të ndjekë hallkat politike, administrative dhe gjyqësore që prodhuan këtë deformim. Sepse pikërisht aty qëndron problemi i çështjes: Si është e mundur që një aksioner me 2% të marrë kontrollin faktik të një projekti strategjik, ndërsa aksioneri me 98% të mbetet i përjashtuar nga të drejtat bazë të vendimmarrjes? Kush qëndron pas vendimeve të absurde të gjykatave? Cilat janë fijet që e lidhin Valon Ademin, një biznesmen nga Prishtina me qendrën e pushtetit në Tiranë? Dhe nëse SPAK nuk arrin t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve, atëherë jo vetëm aeroporti i Vlorës, por edhe besimi te siguria juridike e investimeve në Shqipëri, do të mbetet peng i të njëjtit mekanizëm./ Lapsi.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38