Flash News

E-TJERA

Flet autori që vrau babanë e Dan Hutrës: E vrava për pronat, kërkoj mbrojtjen e familjes

Flet autori që vrau babanë e Dan Hutrës: E vrava për pronat,

Autori i vrasjes së babait të Dan Hutrës, 40-vjeçari që vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera në Paskuqan dhe Kamëz, ka folur për herë të parë për ngjarjen pa treguar identitetin e tij.

Në një lidhje me News 24, ai ka thënë se Rrahman Sela, të cilin Hutra ka deklaruar se ishte personi i katër që donte të vriste pasi e akuzonte si shkaktar në vdekjen e atë atit, nuk ka lidhje me historinë e ndodhur vite më parë.

Sipas tij, babanë e Hutrës e ka vrarë pas një konflikti që ka pasur për pronat.

Ai shprehet ndër të tjera se është i frikësuar për familjen e tij, ndaj dhe kërkon mbrojtje.

“Unë Rrahman Selen nuk e njoh kurrë. As kam pasur të bëjë me te fare. Këto janë ngjarje të rënda. I bëj thirrje qeverisë që të mbrojë familjen se do bëhet ndonjë masakër. Dua që familja ime të mbrohet. Unë e kam vrarë babain e Dan Hutres. E kam kryer dënimin për këtë vrasje. E kam vrarë për arsye prone. Unë i bëjë thirrje për mbrojtje të familje. Mos na lëndoni më shumë ju lutem. Kur ndodhi masakra mu duk sikur pashë familjen time. Është tmerr, ose më keq ka ndodhur. Jam shumë i ngarkuar psikologjikisht. Nuk e mbaj mend se sa ka qenë Dani kur i vrava babain. Kur ndodhi kjo ngjarje, ika nga ai vend. Marrëdhënia ime me familjen e tij merre me mend sesi ka qenë. Ai kërkon që të vrasë një njeri që ska pasur të bëjë punë, e jo më. Verdiktin e ka dhënë shteti. Tani kam hallin e madh se si të shpëtoj kokën, familjen time”, tha ai.

Të fundit