Flash News

E-TJERA

Flet mjeku që asistoi lindjen e 32-vjeçares në maternitetin e Shkodrës: Erdhi vetëm, tha që nuk e donte fëmijën

Flet mjeku që asistoi lindjen e 32-vjeçares në maternitetin e

Detaje të reja dalin në pah lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një 32-vjeçari hodhi në lumin Kir foshnjen e saj pak ditë pasi e solli në jetë.

Sajmir Selmanaj mjek roje i maternitetit në Shkodër në natën kur Orjana Gremi lindi djalin e saj dha një intervistë për Euronews Albania, por jo nën praninë e kamerave.

Ai tregoi se më 30 dhjetor 32-vjeçarja e cila hodhi foshnjën në lumin Kir, solli në jetë të birin rreth orës 11:40 dhe se nuk ka qenë e shoqëruar nga askush.

Në momentin kur është shtruar, nuk e kam shtruar unë, pra unë jam mjeku që kam ardhur në mëngjes, kam qenë në shërbim, kam vizituar, ka lindur normal, ka pasur një qepje të vogël dhe kaq,” – u shpreh Selmanaj.

Deri në datë 4 janar, Orjana ka qenë e shtruar në spital, siç tregoi mjeku ama nuk kishte dijeni për gjendjen e saj emocionale.

Ai u shpreh se duke qenë se gruaja erdhi e vetme, te gjithë u angazhuan për kujdesin e saj sepse ishin të shqetësuar pikërisht prej faktit se mbase nuk do të donte të mbante fëmijën.

Vetë Orjana, tha mjeku, u shpreh se nuk e donte fëmijën.

 

Të fundit