Flash News

E-TJERA

Flet nëna e 29-vjeçarit që u vetvra në Sanatorium, publikon për herë të parë mesazhet me të birin: Ka diçka që s'shkon

Flet nëna e 29-vjeçarit që u vetvra në Sanatorium,

Mamaja e Xhino Koçës, i cili u vetëhodh nga Sanatoriumi ka folur për herë të parë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 13 gusht. Stilistja Lira Koça ka treguar për “Open” gjithë ngjarjen duke publikuar edhe disa mesazhe të Xhinos gajtë kohës, kur ishte i shtruar në "Shefqet Ndroqi".

"Rreth datës 5 gusht Xhino vjen nga puna e thot kam një temperaturë të lehtë, dhe vendosëm që Xhino të rrinte në shtëpi, pasi nuk kishte asnjë simptomë tjetër. Kjo gjendje vazhdon për dy ditë dhe kërkojmë të bëjmë tamponin dhe për momentin ishte e pamundur. Më pas Xhino dhe im shoq i nënshtrohen skanerit dhe dolën me covid të lehtë. Mjekja e lagjes na rekomandoi ta kalojmë në shtëpi.

Përgjigjen e tamponit e morrëm kur Xhino ishte në shtruar në Sanatorium. Ishte i qetë dhe thosh që më thotë më kanë bërë vetëm një serum me paracetamol. Vazhdoi dhe një ditë tjetër të ishte i qëtë. Ai më thosh që në fillim ishte me pesë të shtruar dhe lëviza në një dhomë me katër pacientë. I kishin vënë një maskë me oksigjen. Ditën tjetër më thotë që më është marrë pak fryma dhe kam një gërvishtje të lehtë në fyt. 

Të martën në mëngjes shtohet doza e ankesave dhe ai filloi të ishte i shqetësuar. Duke u gdhirë dita e mërkurë Xhino i ka është ankuar të vëllait se nuk  merrtë dot frymë. Djali arrin në spital dhe e qetëson Xhinon. Stafi na thoshte se duhet të rrijmë të qetë, Xhino është mirë dhe se e ka psikologjike. Rreth 24 orë Xhino ishte pa gjumë. Në datën 13 gusht kishte pak temperaturë. Deri rreth orës 17.00 kam patur komunikim. Bisedën e fundit Xhino e ka bërë me të vëllanë duke u gdhirë dita e mërkurë. Xhinos i kishin dhënë dicka për të fjetur, por nuk i kishte dhënë dicka. Djali i madh i thotë si je dhe Xhino i thotë çka, ndërkohë i thotë do të pres në ambientet e spitalit. Një mik i përbashkët i thotë që Xhino nuk jeton më dhe për aktin ekstrem", tha ajo.

 

Flet nëna e 29-vjeçarit që u vetvra në Sanatorium,

 

Flet nëna e 29-vjeçarit që u vetvra në Sanatorium,

Të fundit