Flash News

E-TJERA

Fluksi në aeroportin e Rinasit, TIA njoftim për pasagjerët: Ejani 3 orë para fluturimit

Fluksi në aeroportin e Rinasit, TIA njoftim për pasagjerët: Ejani

Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza" ka njoftuar sot të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana drejt vendeve të tjera jashtë kufijve, të paraqiten pranë sporteleve 3 ore përpara udhëtimit.

Përmes një njoftimi në Facebook, TIA bën me dije se paraqitja e hershme e pasagjerëve do të jetë një lehtësim si për kontrollin e dokumentacioneve përkatëse të gjithsecilit, po ashtu edhe për organizimin e pasagjerëve, duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë në këto ditë të sezonit veror.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport

Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare - sidomos Italia - si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave - sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni - sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.

Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.

Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t'i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta.

Të fundit