Flash News

E-TJERA

Fluks në Kapshticë, shqiptarët kthehen për festat e Pashkëve

Fluks në Kapshticë, shqiptarët kthehen për festat e

Ka nisur fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshtica, ndërsa shumë shtetas shqiptarë po kthehen në vend për të festuar Pashkët pranë familjarëve.

Sipas autoriteteve shqiptare, janë marrë masa për përballimin e situatës, duke rritur numrin e sporteleve në funksion. Aktualisht, në hyrje të territorit shqiptar operojnë 5 sportele, ndërsa në dalje vetëm 1.

Fluksi më i lartë është regjistruar në hyrje, por pala shqiptare ka arritur të shmangë krijimin e radhëve dhe pritjeve të gjata falë menaxhimit dhe hapjes në maksimum të sporteleve.

Ndërkohë, situata paraqitet më problematike në anën greke, ku sipas udhëtarëve pritjet kanë arritur deri në 1 orë e 30 minuta, duke krijuar vonesa për qytetarët që hyjnë në Shqipëri.

Të fundit