Flash News

E-TJERA

Fluturoi me "BMW" në digën e Liqenit Artificial, arrestohet 26-vjeçari

Fluturoi me "BMW" në digën e Liqenit Artificial, arrestohet

Policia e Tiranës ka shoqëruar shtetasin Eldi Allushi, i cili në orët e para të mëngjesit ditën e sotme u përfshi në një aksident automobilistik.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së sotme, një mjet tip” BMW X6″ është futur tek diga e liqenit artificial dhe është përplasur më pas me murin rrethues.

Makina e tipit “BMW X6” po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

Të fundit