Flash News

E-TJERA

"Folëm dhe për PD"/ Soreca i dorëzon Bashës progres-raportin e KE, zbardh takimin në selinë blu

"Folëm dhe për PD"/ Soreca i dorëzon Bashës

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i ka dorëzuar kryedemokratit Lulzim Basha progres-raportin e Komisionit Europian. Ai vlerëson se opozita ka një rol thelbësor në zbatimin e rekomandimeve të KE-së.

Përmes një postimi, Soreca bën me dije se me Bashën nuk ka folur vetëm për gjetjet e raportit, por dhe për situatën e krijuar në Partinë Demokratike.

Ambasadori shkruan se BE mbështetet në rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD-së në këtë moment të rëndësishëm politik për Shqipërinë, e cila synon integrimin në BE.

"Sot kisha kënaqësinë t’i dorëzoja Kryetarit të PD Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në Raport.

Ne patëm një diskutim të plotë edhe për PD. Agjenda parlamentare për muajt e ardhshëm. Bashkimi Europian mbështet rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD-së në këtë moment të rëndësishëm politik për Shqipërinë në rrugën e tij drejt anëtarësimit", shkruan Soreca.

Ky i fundit zhvilloi dy ditë më parë një konferencë me kryeministrin Edi Rama mbi gjetjet e raportit. Ky i fundit nuk i pranoi kritikat e KE-së për mungesë të lirisë së medias dhe përdorimin e administratës publike dhe patronazhistëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Të fundit