Flash News

E-TJERA

‘Foltorja’ përplas anëtarët e PD, Kola: Njerëz të korruptuar, Bozdo: Mos hidh baltë mbi partinë

‘Foltorja’ përplas anëtarët e PD, Kola: Njerëz

“Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha është bërë shkak për ‘përplasjen’ e anëtarit të kryesisë së PD-së Eno Bozdo dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së Vehap Kola.

I ftuar në ‘Open’, Kola u shpreh se në ‘Foltoren’ e Berishës përbëhet nga njerëz të korruptuar. Pas deklaratës së tij, shpërtheu Bozdo i cili iu drejtua Kolës duke i thënë se nuk e lejonte të hidhte baltë mbi parti.

Pjesë e debatit u bë edhe Arben Ristani i cili iu kundëvru Kolës duke i thënë “pse më ndërpret, kë quan hipokrit ti?”.

DEBATI:

Mërtiri: PD nuk ka dhënë më llokma dhe kjo nuk ju pëlqen
Ristani: Dëgjo se kam një lloj respekti për ty. Ne jemi njerëz që kemi punuar 9 vite me Bashën dhe e kemi mbështetur në ditët më të vështira. Ti ndoshta punon për llokmën.
Mërtiri: Do më lesh të flas? Më dëgjo
Ristani: Ne jemi këtu për të thënë të vërtetat
Mërtiri: Nuk po më dëgjon. Ky po fiket ky? Nuk ka kuptim të flasim kështu
Ristani: Sado mëkate të ketë bërë Lulzim Basha, nuk besoj se do ta reformojnë partinë ata që janë larguar
Vehap Kola: Foltorja përbehet nga persona të korruptuar.
Eno Bozdo: Është shumë e shëmtuar kjo që po thua, unë nuk ta lejoj fare të hedhësh baltë mbi PD. Asnjë fyerje ndaj teje se jemi dhe miq të vjetër por ju nuk e njihni fare situatën.
Mërtiri: E çoni diskutimin në nivel banal!

 

Të fundit