Flash News

E-TJERA

Forcat speciale ‘bastisin’ vilën e Ervis Martinajt në Surrel, disa metra larg banesës së Ramës

Forcat speciale ‘bastisin’ vilën e Ervis Martinajt në

Fati i Ervis Martinajt nuk dihet ende. Prej 9 gushtit të vitit të kaluar kur familja e denoncoi të zhdukur, pistat e hetimit kanë mbetur të hapura, por nuk ka ende informacion mbi kontrollet e zhvilluara në kuadër të operacionit.

Së fundmi, ka qenë gazetari Artan Hoxha që ka sjellë detaje nga operacioni për zhdukjen e Vis Martinajt. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se prej më shumë se dy orësh, forcat speciale kanë rrethuar vilën e Martinajt në Surrel, disa metra larg banesës së kryeministrit Rama.

Gazetari shkruan se vila e Martinajt është e mbikëqyrur nga një system kamerash sigurie të lartë dhe ka roje që i monitorojnë.

Sipas Hoxhës, burime pranë drejtuesve të operacionit thonë se lidhet me operacionin “Plumbi i Artë” pas dëshmive të Nuredin Dumanit.

Postimi i Hoxhës:

Me ne fund prokuroria, e ndau mendjen per te bastisur vilen e Vis Martinajt, qe ndodhet vetem disa metra larg baneses se kryeministrit Edi Rama ne Surrel.

Prej me shume se dy oresh, nje numer i madh i forcave speciale kane rrethuar vilen e Martinajt ne periferi te kryeqytetit, ndersa policia gjyqesore po kontrollon ne menyre te imtesishme cdo ambjent te saj.

Vila e Martinajt, eshte e mbikqyrur nga nje sistem kamerash sigurie me rezolucion te larte, nderkohe ka dhe nje roje, i cili kujdeset per sigurine e saj.

Prokuroria dhe policia nuk kane dhene ende detaje ne lidhje me urdherin e bastisjes se viles dhe motivacionit te tij.

Burime nga drejtuesit e aksionit ne Surrel, konfirmuan se, veprimet po kryhen ne kuader te hetimit te SPAK, ne lidhje me operacionin “Plumbi i arte”, i nisur pas deshmive te bashkepunetorit te drejtesise Nuredin Dumani.

Nuk dihet pse prokuroria eshte kujtuar kaq vone per te ushtruar kontroll, ne nje nga ambjentet ku Martinaj, ka jetuar gjate viteve te fundit.

Pas kontrollit te ushtruar 10 dite me pare ne rezidencen e familjes Martinaj ne Fushe Kuqe, ky eshte kontrolli i dyte qe ushtrohet 5 muaj nga mbremja e 9 gushtit 2022, kur Ervis Martinaj u zhduk pa lene gjurme ne nje zone ne periferi te Durresit.

Të fundit