Flash News

E-TJERA

Foto/ 12 vite pas largimit në kampet e ISIS, Eva Dumani riatdhesohet në Shqipëri dhe takohet me familjen

Foto/ 12 vite pas largimit në kampet e ISIS, Eva Dumani riatdhesohet

Eva Dumani ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke u bërë rasti më i fundit i riatdhesimeve nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas raportimeve mediatike, kthimi i saj është realizuar përmes një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet turke, ndërsa transferimi drejt Shqipërisë është bërë nga Turqia me fluturim civil.

Eva Dumani kishte qëndruar për vite të tëra në kampin Al Hol në Siri, pas shpërbërjes së territorit të kontrolluar nga ISIS. Në një mision të mëparshëm riatdhesimi, ajo nuk ishte kthyer në Shqipëri, ndërkohë që familjarët e saj ishin riatdhesuar më parë.

 

Të fundit