Flash News

E-TJERA

Foto/ Aksident në rrugën e Elbasanit në Tiranë, tre të plagosur

Foto/ Aksident në rrugën e Elbasanit në Tiranë, tre të
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën e Elbasanit, në zonën e ish-Vilave Gjermane në Tiranë.

Sipas policisë, dy makina janë përplasur dhe për pasojë njëra ka përfunduar poshtë nënkalimit, siç duket edhe nga foto.

Për pasojë, janë plagosur tre persona, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Më datë 31.03.2022, në Rrugën e Elbasanit, afër Pallatit të Brigadave, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin D. P., dhe mjeti me drejtues shtetasin A. S.

Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P., shtetasja M. C., janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Të fundit