Flash News

E-TJERA

Foto/ Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK

Foto/ Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj u paraqit sot në SPAK në sajë të hetimeve që po bëhen ndaj tij për shpërdorim detyre.

Bashkë me të në ambientet e SPAK, u paraqit edhe avokati Henrik Ligori.

Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të parash dhe përftimit të paligjshëm të interesave. 

Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. 

Ahmetaj ka kundërshtuar kontrollet e kryera nga SPAK në vilën e bashkëjetueses së tij, nën argumentin se ai gëzon mandatin e deputetit dhe SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi i Republikës.

Por Gjykata ka rrëzuar të gjitha ankimimet e tij dhe kanë certifikuar dhe lëvizjet e SPAK.

Të fundit