Flash News

E-TJERA

Foto/ Autori i vrasjes së çiftit në Dropull, i dënuar më parë për vjedhje

Foto/ Autori i vrasjes së çiftit në Dropull, i dënuar

Thoma Mastora është 69-vjeçari i cili kreu krimin e dyfishtë në fshatin Bodrisht të Dropullit.

Mastora dhunoi për vdekje me sende te forta, çiftin e bashkëshortëve Kosta Ilia 80 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 84 vjeç. Ngjarja ndodhi tre ditë më parë pas një sherri për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit të banesës së 69-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi sendin e dyshuar të krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës dhe prova të tjera që janë dërguar për ekzaminim. I moshuari akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Mastora rezulton i dënuar më parë për vjedhje, ndërsa në banesën e të moshuarve u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 5 milionë lekë.

 

Të fundit