Flash News

E-TJERA

Foto/ Kush është polici që plagosi 45-vjeçarin te "Komuna e Parisit"?

Foto/ Kush është polici që plagosi 45-vjeçarin te

Ky është Erjon Goxhara, efektivi i policisë në Drejtorinë e Kufirit në Laprakë, i cili plagosi me armë zjarri këtë pasdite Lorenc Kostën, 45 vjeç.

Goxhara e ka qëlluar rreth 5 herë me armë zjarri Kostën duke e lënë të plagosur në trotuar. Ngjarja ndodhi te "Komuna e Parisit" pranë kompleksit "Kika 2".

Dyshohet se Kosta i ka ngacmuar partneren Goxharës çka mendohet të ketë sjellë një konflikt mes tyre, që arriti në plagosjen e 45-vjeçarit. 

Goxhara është shpallur në kërkim, ndërsa i plagosuri është dërguar për mjekim në spital.

Të fundit