Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është 19-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Shkodër, dyshimet

Foto/ Ky është 19-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e

Ky që shihni në foto është 19-vjeçari, Erjon Xhenje, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Shkodër.

Foto/ Ky është 19-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e

Ai u qëllua me armë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në një lokal, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’.

Autorët, të cilët lëviznin me motoçikletë, qëlluan me breshëri plumbash dhe më pas u larguan nga vendngjarja përmes rrugicave dytësore. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga ata,

Ndërsa motoçikleta, që dyshohet se u përket autorëve u gjet e djegur rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes. Policia nuk ka dhënë ende një arsye se pse mund të jetë vrarë 19-vjeçari.

Por dyshohet se ngjarja ka lidhje me kushëririn e tij. Xhenje ishte kushëri me Sehar Xhenjën, një person me precedent kriminal në Shkodër. Ky i fundit është në kërkim për tentativë vrasjeje.

 

 

 

 

Të fundit