All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Foto/ Ky është 20-vjeçari Pavlin Preka, që u ekzekutua në Shkodër, policia ende pa një pistë të qartë

All - Paragraf - 1

Foto/ Ky është 20-vjeçari Pavlin Preka, që u ekzekutua

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën pas ekzekutimit të 20-vjeçarit Pavlin Preka me armë zjarri. Viktima u gjet pa shenja jete pranë banesës së tij në fshatin Guci e Re, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e krimit.

All - Paragraf - 3

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 orë nga ngjarja, autoritetet ende nuk kanë një pistë konkrete për motivet dhe autorët e mundshëm. Familjarët e të riut kanë deklaruar se nuk kanë dijeni mbi ndonjë konflikt që mund të ketë pasur viktima.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar rreth 20 persona, përfshirë fqinj, të njohur të viktimës si dhe individë të njohur për problematika në zonë.

Ishte xhaxhai i tij, Nikollë Preka, personi që e gjeti trupin e pajetë të Pavlin Prekës në oborrin e shtëpisë. I riu jetonte i vetëm dhe ushqehej tek familja e xhaxhait. Pasi nuk iu përgjigj telefonatave për drekë, xhaxhai shkoi në banesën e tij, ku e gjeti të shtrirë pa jetë dhe njoftoi menjëherë policinë.

Një detaj që shton misterin mbi vrasjen është dëshmia e fqinjëve, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Kjo ka ngritur dyshime se autori mund të ketë përdorur një pistoletë me silenciator.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

 

 

Të fundit