Flash News

E-TJERA

Foto/ Makina e djegur që dyshohet se iu përket atentatorëve të Nikolin Lekstakaj

Foto/ Makina e djegur që dyshohet se iu përket atentatorëve

Mjeti i shkrumbuar që shihni në foto u gjet sot në Gjader, me armë dhe gëzhoja tërësisht të djegura brenda. Ky mjet tip “Benz” dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit që la të vdekur Nikolin Lekstakaj.

Mjeti, fotoja e të cilit është siguruar nga Klan Tv, është denoncuar i vjedhur në Dimal në Berat, në shtator të vitit 2022.

Nikolin Lekstakaj u ekzekutua dje me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar. Lekstakaj u vra jashtë një marketi ku kishte shkuar për të blerë një pije freskuese.

Vrasja e tij është në vijim të sagës së hakmarrjes mes dy fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj. Më 17 prill të këtij viti, u ekzekutua pranë biznesit të tij në Shëngjin Ardian Nikulaj.

Porositës i vrasjes së tij është Edmond Haxhia, kushëri i Lekstakajve. Për të kryer atentatin ndaj tij, u përfshinë një shtetas portugez dhe katër britanikë.

Foto/ Makina e djegur që dyshohet se iu përket atentatorëve

Të fundit