Flash News

E-TJERA

FOTO / Nora Malaj "bind" votuesit me petulla

FOTO / Nora Malaj "bind" votuesit me petulla

E renditur e 8-ta në listën e Qarkut Tiranë, Nora Malaj ka nisur fushatën në terren për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ditën e sotme ajo ka qenë e pranishme në njësinë nr.10 të kryeqytetit, ku ka takuar qytetarët dhe iu ka dhënë fletëpalosje të programit të LSI-së.

Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, përveç fletëpalosjeve, Nora Malaj shfaqet duke iu dhënë dhe petulla disa të rinjve. Nuk dihet nëse Malaj iu ka dhënë petullave vetëm dy djemve të rinj që shfaqen në foto, apo edhe personave të tjerë.

"Dashuria njerëzore kapërcen çdo pengesë!
Teksa shpërndanim fletëpalosjet e programit të LSI te njësia 10 askush nuk qëndronte indiferentë!
Të gjithë , një zëri , plotë energji e mirësi pranonin fletëpalosjet dhe ndaleshin per të diskutuar e dialoguar mbi programin e LSI ! Të mërzitur e zhgënjyer , ata shprehen të gatshëm për të shkuar në Votime , si mision kombëtar !
Teksa vazhdonim rrugën , nëna nga ballkoni na thërret e na ofron që t’i shkojmë pranë! Ndaj i dua njerëzit se për ta nuk ka rëndësi nese shkon nga dera apo nga ballkoni !
Ata e ndjejnë dashurinë që percohet dhe energjinë e mirë për ta ! Bekimi i kësaj nene e duart e shtrēnguara me dashuri nga banorët pranë gjimnazit “Qemal Stafa “ , tregon se 25 Prilli dita e fitores , e së mirës kundra së keqes , e mirënjohje dhe ndjesërisë njerëzore, kundra arrogancës e papërgjegjësisë është shumë pranë!
Dashuria e nënës është bekim për brezat dhe për vendit !
Edhe 30 ditë na ndajnë nga fitorja e së mirës për Shqipërinë!" shkruan Malaj krahas fotove në rrjetet sociale. 

FOTO / Nora Malaj "bind" votuesit me petulla

Të fundit