Flash News

E-TJERA

Foto/ Presidentja e Komisionit Evropian pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave, nis takimin me Ramën

Foto/ Presidentja e Komisionit Evropian pritet me ceremoni shtetërore

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërriti në Tiranë, ku u prit me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave.

Tashmë ka nisur takimi mes Ramës dhe von der Leyen. Më pas, në orën 10.00 ajo do të takohet me Kreun e Shtetit Ilir Meta në presidencë.

Ndërsa rreth orës 11:15,  Presidentja e Komisionit Evropian do të vizitojë një shkollë në Qerek të Krujë, ku do bëhet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

Fokusi i vizitës së Von der Leyen pritet të jetë procesi i integrimit të Ballkanin Perëndimor. Në fjalimin vjetor për gjendjen e BE-së, në një seancë plenare të Parlamentit Evropian, Von der Leyen  përsëriti qëndrimin e bllokut për procesin e zgjerimit dhe, siç tha, rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për të ardhmen e BE-së.

Kjo vizitë vjen një kohë kur Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin e tyre përmes nismës së Ballkanit të Hapur.

Të fundit