Flash News

E-TJERA

Foto që po bën xhiron e rrjetit, gjetja e Vjosa Osmanit për t’u ‘hakmarrë’ ndaj Edi Ramës

Foto që po bën xhiron e rrjetit, gjetja e Vjosa Osmanit për

Kryeministri Edi Rama edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk i kanë fshehur dot marrëdhëniet e tensionuara mes tyre teksa ndodhen në Samitin e SEECP në Selanik të Greqisë ku po marrin pjesë liderë të rajonit, përfshirë edhe kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe drejtues të BE.

Një foto e Osmanit po bën xhiron e rrjetit që pasi publikoi një album me tre foto në profilin e saj në Facebook, pak orë pas kryeministrit Rama.

Teksa ishin të ftuar në një darkë pune ku i pranishëm ishte edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, Osmani e Rama ishin ulur afër me njëri-tjetrin, por bie në sy se në fotografitë e publikuara nga dy liderët, shihet se ata nuk kanë komunikuar dhe mbajnë qëndrime të ‘ftohta’.

Foto që po bën xhiron e rrjetit, gjetja e Vjosa Osmanit për

Më herët, edhe Rama publikoi një album me foto nga takimi, ku shfaqet duke bashkëbiseduar me pjesëmarrësit, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Vuçiç, ndersa presidentja Osmani shihet vetëm në një fotografi të përgjithshme te tryezës ku shihen të gjithë pjesëmarrësit.

Foto që po bën xhiron e rrjetit, gjetja e Vjosa Osmanit për

Përplasjet mes Osmanit dhe Ramës e kanë zanafillën që nga koha kur flitej për idenë e korrigjimi të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, me Ramën që përflitej si përkrahës dhe Osmani një kundërshtare e fuqishme. Ndërkohë përçarja mes dy politikanëve është thelluar me daljen në dritë të idesë për “Ballkanin e Hapur”, ide këtë të cilën presidentja e Kosovës e ka kundërshtuar vazhdimisht.

Të fundit