Flash News

E-TJERA

Synimi është Messi dhe Ronaldo, statistikat e Haaland-it në Champions rivalizojnë ikonat e futbollit

Synimi është Messi dhe Ronaldo, statistikat e Haaland-it në

Erling Haaland vazhdon të shënojë këtë sezon dhe nuk ka ndërmend të ndalet, ku përveç kampionatit anglez, sulmuesi po dominon Champions League me golat e tij.

Deri më tani norvegjezi ka shënuar 11 gola me fanellën e Manchester City në Champions, por ajo që është impresionuese është grafiku i shpërndarë së fundmi nga UEFA.

Deri më tani 22-vjeçari ka shënuar 34 gola në26 ndeshje në karrierën e tij në Champions dhe është shumë pranë emrave të mëdhenj si Shevçenko, Ibrahimoviç apo Van Nistelrooy.

Megjithatë synimi i tij është të arrijë dy futbollistët më të mëdhenj të dy dekadave të fundit, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, të cilët janë të vetmit që kanë kaluar shifrën e 100 golave në këtë kompeticion.

Mosha është në favorin e tij dhe nëse vazhdon me këtë formë, atëherë në vitet e ardhshme mund të kemi një rekordmen të ri në historinë e Champions League.

Synimi është Messi dhe Ronaldo, statistikat e Haaland-it në

 

Të fundit