Flash News

E-TJERA

Fotolajm/ Tirana e përmbytur!

Fotolajm/ Tirana e përmbytur!

Tirana sot u përfshi moti i keq, i cili solli për probleme të shumta për qytetarët. Shirat e dendur dhe stuhia shkaktuan dëme jo pak të mëdha për qytetarët dhe bizneset.

Shirat e dendur bënë që lumi Lana të dalë nga shtrati e të bllokojnë qarkullimin e mjeteve.

Fotolajm/ Tirana e përmbytur!Fotolajm/ Tirana e përmbytur!

Në bllokun Vasil Shanto uji bëri “kërdinë”, aq sa këmbësorët u detyruan të kalojnë pa pyetur për trotuare dhe makina.

Fotolajm/ Tirana e përmbytur!Fotolajm/ Tirana e përmbytur!

Në kryqëzimin e “Don Boskos” po ashtu shirat shkaktuan përmbytje duke paralizuar trafikun. Uji arrinte të mbulonte rrotat e makinave. Dëme ka shkaktuar edhe në disa biznese të zonës, tek të cilat uji ka hyrë në brendësi të ambienteve.

Fotolajm/ Tirana e përmbytur!Fotolajm/ Tirana e përmbytur!

Ndërkohë një tjetër lajm i keq është që edhe fundjava parashikohet me mot të keq dhe me stuhi. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e shtunë nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të forta shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Pas mesdite mot me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët apo shtrëngata afatshkurtra.

Për ditën e diel moti nis me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit më tepër të theksuara në veriperëndim dhe jugperëndim.

Vlen për tu theksuar se për ditën e Diel pritet erë tepër intensive dhe problematike kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Të fundit