Flash News

E-TJERA

Fredi Beleri mbështet të preferuarin e Elon Musk në Parlamentin Europian

Fredi Beleri mbështet të preferuarin e Elon Musk në Parlamentin

Eurodeputeti shqiptar Fredi Beleri doli kundër partisë së tij dhe ka vendosur që sot në Parlamentin Europian të mbështesë “të preferuarin” e Elon Musk, youtube-rin qipriot Fidias Panayiotou, për postin e nënkryetarit të Komitetit të Posaçëm, "Mburoja për Demokracinë Evropiane".

Eurodeputeti i Demokracisë së Re, beleri e ka propozuar eurodeputetin Panayiotou me argumentin e se “ai është grek”.

“Në mbledhjen e sotme të Komitetit Special të sapoformuar të Parlamentit Evropian “Mburoja për Demokracinë Evropiane”, u ngrit çështja e plotësimit të postit të zv/presidentit. Nuk kishte asnjë kandidat nga Partia Popullore Evropiane. Zgjodha të mbështes deputetin e pavarur qipriot, Fidias Panayiotou, bazuar vetëm në origjinën e tij greke dhe asgjë më shumë”, shkroiBeleri në një postim në platformën ‘X’.

Kujtojmë se për këtë pozicion specifik kishte reaguar edhe pronari miliarder i ‘X’-it, Elon Musk ndërhyri duke kërkuar që të votohet Fidias sepse “është i zgjuar, i palëkundur dhe kujdeset sinqerisht për njerëzit”.  

Pas votimit Fidias Panayiotou nuk u zgjodh pasi humbi 33-21 përballë një kandidati socialist. Megjithatë, kjo lëvizje e Belerit nxiti reagimin e ashpër të eurodeputetit të SYRIZA-s, Kostas Arvanitis, i cili e akuzoi Demokracinë e Re për aleancë me të djathtën ekstreme dhe Elon Musk.

 

Të fundit