Flash News

E-TJERA

Fruthi hyn në Shqipëri, konfirmohen 11 raste

Fruthi hyn në Shqipëri, konfirmohen 11 raste

Në vendin tonë janë konfirmuar rastet e para me fruth. 11 fëmijë rezultojnë të prekur, në Tiranë dhe në Durrës.

Mësohet se fëmijët e prekur janë të moshave nga 1-7 vjeç dhe vetëm dy prej ishin të vaksinuar. Ata janë izoluar në shërbimin e pediatrisë në Tiranë.

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën ditën e djeshme ka lëshuar një paralajmërim urgjent për fruthin pas një rritjeje alarmante të rasteve në të gjithë Evropën.

Të fundit