Flash News

E-TJERA

Fruthi tek fëmijët, shefja e ISHP tregon si paraqitet situata e 11 të infektuarve

Fruthi tek fëmijët, shefja e ISHP tregon si paraqitet situata e 11

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini, ka folur për situatën me fruthin në vendin tonë ku janë raportuar 11 fëmijë të infektuar.

Për A2 CNN, Tomini tha se situata e fëmijëve është e mirë dhe asnjë prej tyre nuk ka komplikacione. Sa i përket, studimit epidemiologjik, Tomini tha se do kohë të përfundohet.

“Situata e fëmijëve të prekur nga fruthi është e mirë, ata kanë dalë nga spitali. Aktualisht asnjë rast nuk është i hospitalizuar. Hetimi epidemiologji do pak kohë. Fruthi është një sëmundje me transmetueshmëri të lartë. Përhapet me spërkla, kontaminon cdo sipërfaqe. Është sëmundje pedriatike, por prek dhe adultët e pavaksinuar. Është e rëndësishme që strukturat të ndjejnë situatën. Nëse jemi të pavaksinuar”, tha Tomini.

Shefja e ISHP iu bëri thirrje që të mos shtyjnë kalendarin e vaksinimit për fëmijët e tyre.

“Kemi bërë thirrje që prindërit të aplikojnë vaksinën për fëmijët, sidomos atë të parën 12 muajshe. Ata e spostojnë datën e vaksinimit, por kjo përbën rrezik. Doza e dytë e përforcon mbulesën vaksinale, por jemi vonë, arrijnë deri në 5 vjeç. Masa parandaluese është vaksinimi”, tha Tomini.

Të fundit