Flash News

E-TJERA

Fshehu 121 mijë euro në tavanin e autobusit, arrestohet pronari i mjetit në Portin e Durrësit

Fshehu 121 mijë euro në tavanin e autobusit, arrestohet pronari i

Sekuestrohen në Portin e Durrësit një sasi prej 121 680 euro të padeklaruara.

Në sajë të operacionit të koduar “Fluksi”, në pranga pronari i autobusit të linjës “Durrës-Bari-Durrës”, si dhe u procedua në gjendje të lirë shoferi, pasi shuma e parave u gjet e fshehur në tavanin e këtij automjeti.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, në pronësi të shtetasit L. N. dhe me drejtues shtetasin E. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në tavanin e këtij autobusi, të kryer duke përdorur metoda bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 121 680 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk, konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi L. N., 44 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, të dy banues në Durrës”, njofton policia.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit