Flash News

E-TJERA

FSHF publikon çmimet e biletave të ndeshjes ndaj Hungarisë

FSHF publikon çmimet e biletave të ndeshjes ndaj Hungarisë

Me datën 5 shtator, Shqipëria do të përballet me Hungarinë në orën 18:00 në "Elbasan Arena" dhe FSHF ka publikuar njoftimin e çmimeve të biletave dhe kapacitetin e stadiumit.

Momentalisht lejohet që stadiumi të mbushet në 30 për qind të kapacitetit të tij dhe mbetet të shihet se sa bileta do të dalin në treg.

Çmimet e biletave vazhdojnë të jenë të njëjta, duke nisur nga 1000 lekë në tribunat pas porte, për të vijuar me bileta që kushtojnë deri në 15000 në tribunën VIP.

Duke filluar nga nesër, biletat dalin në shitje, në biletarinë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në dyqanin e Macron tek “Air Albania”. Gjithashtu biletat mund të blihen edhe online, kurse në Elbasan ato shiten prej 26 gushtit. 

Të fundit