Flash News

E-TJERA

FSHF shtyn zgjedhjet për president më 15 mars

FSHF shtyn zgjedhjet për president më 15 mars

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shtyjë zgjedhjet për president më 15 mars në orën 10:00.

Vendimi vjen pasi gjykata e Tiranës pezulloi fillimisht zgjedhjet e më pas mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Futbollit, e cila pavarësisht vendimit u mblodh sot për të miratuar rendin e ditës.

Përveç zgjedhjeve për kreun e federatë, FSHF ka shtyrë zgjedhjet edhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Gjykata vendosi dy ditë më parë edhe pezullimin nga detyra të kreut të FSHF-së, Armand Dukës. Pas vendimit të gjykatës, Duka njoftoi se do të kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve në mbledhjen e asamblesë.

Kujtojmë se gjykata ka pezulluar çdo akt juridik të asamblesë që u mblodh sot çka konsiston se vendimi është i jashtëligjshëm.

Të fundit