Flash News

E-TJERA

Fuga: Arrestimet e SPAK-ut ndikojnë në politikë, goditja e liderëve krijon vakum në partitë shqiptare

Fuga: Arrestimet e SPAK-ut ndikojnë në politikë, goditja e

Akademiku Artan Fuga ishte i ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania për të diskutuar rolin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe ndikimin e saj në zgjedhjet e ardhshme.

Fuga vuri theksin në faktin që arrestimet e bëra nga SPAK-u ndikojnë në jetën politike, sidomos kur prekin figura të njohura të politikës shqiptare, por ai e konsideroi SPAK-un një faktor të jashtëm që ndërhyn në lojën politike.

Sipas Fugës, ndonëse këto goditje luajnë një rol të rëndësishëm, duhet pasur kujdes kur goditet një parti politike, veçanërisht kur preket kreu i saj.

Ai nënvizoi se shumë parti politike bazohen kryesisht te lideri i tyre dhe, nëse ky lider rrëzohet, pasojat janë të rënda për të gjithë strukturën e partisë, pasi shumë nga anëtarët e tjerë nuk njihen mjaftueshëm nga elektorati.

Nuk mund të them që nuk ndikon në jetën poltike arrestimet që bën SPAK-u, aq më shumë kur nën goditjen e kësaj struture të drejtësisë bien personalitet e politikës të këtyre 30 vjetëve.

Duke marrë parasysh analizat e mia, unë do them që sado këto goditje luajnë një rol, unë do kapem tek një fjalë ; qëndrimi SPAK-ut janë një faktor i jashtëm.

Ndikojnë faktorët e jashtëm në jetën politike, jeta politika nuk është një mjedi i mbyllur në një epruvetë ku veprojnë vetëm ligjet e politikës. Politika vepron brenda shumë faktorësh.

Edhe në vitet e kaluara ka ndikuar tërmeti për shembull, që nuk ishte faktor i jashtëm, ishte faktor natyror. Jam duke thënë që nuk është rasti i parë.

Një parti politike merr goditje nga rrethana të jashtme, por duhet parë që kryetrët e partive politike janë njëshi në një parti. Unë mund të numëroj nja 20 parti të tjera, ku hiq kryetarin ti nuk e di çfarë ka mbas”, tha Fuga.

Të fundit