All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Fuga kundër projektligjit të qeverisë për Akademinë e Shkencave: Koçi i trembet prezencës sime në komision

All - Paragraf - 1

Fuga kundër projektligjit të qeverisë për Akademinë e

Akademiku Artan Fuga ka thënë i vendosur se do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Median për të diskutuar mbi projektligjin e qeverisë për Akademinë e Shkencave.

All - Paragraf - 3

Në një lidhje direkte për Panorama Tv, Fuga tha se deputeti Petro Koçi siç duket trembet nga prania e akademikut në komision. Fuga tha se objektivi i tij është t’i tregojë deputetëve se projektligji që ata propozojnë bie ndesh me Kushtetutën.

“Nuk është çështje emra të përveçëm. Unë nuk i shoh të lidhura. Nuk është fjala që unë të di nëse deputeti Petro Koçi trembet nga prania ime apo jo. Është një projektligj i formuluar nga dy deputetë të Partisë Socialiste. Unë mendoj që nuk ka asgjë për t’u trembur. Unë nuk insistoj dhe ka kërkuar të jem në komision të diskutohet.

Thuhet se deri tani kreu i Akademisë së Shkencave nuk mund të jetë më shumë se 75 vjeç. Më thoni ju mua është një ndryshim kur zgjatet mosha kur një kryetar që duhet ketë edhe energji dhe mosha e pensionit të një profesori është 68-vjeç ne të kemi edhe kryetar akademie deri në 80-vjeç. Nuk ka asnjë sens. Logjika nuk e pranon. Kjo është gjë e thjeshtë fare.

Unë i qëndroj deklarimeve të mia. Kam shprehur dëshirën për të kandiduar. Në këtë fazë unë kam tre objektiva. Objektivi i parë është t’i tregoj deputetëve që projektligji që ata propozojnë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, deklaroi Fuga.

Të fundit