Flash News

E-TJERA

Fundjava me bilanc tragjik, 5 viktima në 48 orë nga aksidentet

Fundjava me bilanc tragjik, 5 viktima në 48 orë nga aksidentet

Një seri aksidentesh tragjike kanë shënuar fundjavën në vend, duke lënë pas pesë viktima dhe disa të plagosur në vetëm dy ditë, në disa akse rrugore kryesore.

Ngjarja më e rëndë u regjistrua në zonën e Lezhës, pranë fshatit Gocaj, ku një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Viktima mbetën një mjek 54-vjeçar dhe vajza e tij 20-vjeçare, studente për mjekësi.

Ata u gjetën disa orë pasi familjarët kishin denoncuar humbjen e kontakteve me ta. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë kthimit nga puna, ndërsa shkak paraprak mendohet humbja e kontrollit të mjetit.

Një tjetër aksident fatal ndodhi mbrëmjen e së shtunës në aksin Elbasan–Librazhd, pranë Labinotit. Një 45-vjeçar humbi jetën pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga. Si pasojë e përplasjes, bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.

Edhe e premtja rezultoi tragjike. Në aksin Elbasan–Cërrik, një 28-vjeçar humbi jetën në vend pas një përplasjeje të fortë mes dy automjeteve. Ndërkohë, një tjetër aksident me pasoja fatale u shënua në rrugën Fushë Krujë–Milot, ku përplasja e fortë çoi në vdekjen e një pasagjereje.

Bilanci i këtyre dy ditëve rikthen në vëmendje problematikën e sigurisë rrugore dhe nevojën për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit.

Të fundit