Flash News

E-TJERA

Fundjava vjen me temperatura të larta

Fundjava vjen me temperatura të larta

Sipas meteorologëve, Kjo fundjavë, sipas meteorologëve, do të lërë pas ditët e freskëta, pasi temperaturat do të pësojnë një rritje graduale.

Meteorologu Hakil Osmani tha se termometri do të kapë vlerat maksimale prej 36 gradë Celsius.

“Java pritet të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave si në orët e para të mëngjesit, ashtu edhe në orët e mesditës, duke bërë që ditën e diel temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit të ngjiten në 14 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumet do të regjistrohen në vlerën 36 gradë Celsius. Në qarqet e Elbasanit dhe Beratit do të jenë temperaturat më të larta, po ashtu edhe në kryeqytet, Gjirokastër dhe Shkodër ku do të arrijnë në rreth 35 gradë Celsius. Vija bregdetare gjatë ditës së shtunë, por edhe të dielë, do të ketë temperatura të larta, ku maksimumet do të luhaten nga 32 deri në 34 gradë Celsius. Në zonat malore temperaturat do të pësojnë rritje, duke bërë që maksimumet të arrijnë në vlerat 31 gradë Celsius,” tha meteorologu.

Muaji gusht do të jetë një muaj i nxehtë, por sipas meteorologëve nuk pritet të regjistrohen temperatura maksimale mbi 44 gradë Celsius, të cilat u regjistruan në korrik.

Të fundit