Flash News

E-TJERA

Fundjava vjen me vjeshtën, vranësira, ulje temperaturash dhe reshje në këto zona

Fundjava vjen me vjeshtën, vranësira, ulje temperaturash dhe reshje

Kjo fundjavë do të sjellë vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit. Reshjet do të shoqërohen edhe me ulje të temperaturave.

Meteorologia Lajda Porja u shpreh se reshjet do të jenë më të dendura ditën e diel. Sa i përket temperaturave të ajrit, do të arrijnë deri në 32 gradë celsius. Problematike këtë fundjavë do të jetë era, e cila do të krijojë një dallgëzim në brigjet detare.

“Moti kthjellët është prezent. Vranësirat janë shumë të pakta kryesisht në zonat malore. Parashikohet që edhe fundjava të ketë të pranishme shumë më tepër vranësira në territor. Më të dukshme do jenë ditën e diel ku pritet të ketë edhe reshje. Reshjet do të jenë të fokusuara përgjatë kufirit lindor, por nuk përjashtohen edhe në zonat qendrore, kryesisht Elbasan, Librazhd apo edhe në Tiranë priten momente të shkurtra me shi.

Sa i përket temperaturave vijojnë të jetë të larta deri në 32 gradë. Dita e diel do të sjellë një rënie të lehtë. Mëngjeset dhe mbrëmjet do jenë më të freskëta. Problematike gjatë kësaj jave dhe në fundjavë do të jetë parametri i erës duke bërë që të jetë herë pas here edhe e fortë 45-50 km/h. Kjo do të bëjë që edhe në brigjet detare të kemi dallgëzim jo më shumë se 3 apo 4 ballë”, u shpreh ajo.

 

Të fundit