Flash News

E-TJERA

Fundoset jahti në Dhërmi, si ndodhi ngjarja

Fundoset jahti në Dhërmi, si ndodhi ngjarja
Foto ilustruese

Një jaht luksoz është fundosur në ujërat e Dhërmiut këtë pasdite. Mësohet se jahti 17 metra i gjatë ishte ankoruar mbi 100 metra larg bregut kur është mbytur.

Sipas policisë kufitare jahti nuk ka pasur njerëz brenda, por dyshohet se i janë hapur tapat në pjesën e fundit të mjetit.

Jahti me emrin “BAE” me flamur Panamez ka qenë në pronësi të shtetasit Festim Mark Prendi nga Shkodra. Policia ka nisur hetimet.

 

Të fundit