Flash News

E-TJERA

Furgoni aksidentohet me mjetin, 5 të plagosur në Këlcyrë

Furgoni aksidentohet me mjetin, 5 të plagosur në Këlcyrë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër.

Sipas policisë, nga përplasja e një furgoni me një makine kanë mbetur të lënduar 5 persona.

"Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër janë përplasur mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. F., dhe automjeti me drejtues shtetasin S. O.

Si pasojë janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Të fundit